Rreth Nesh - Vega Solar

Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Vega Solar është një kompani gjermano-shqiptare, që operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike. Kompania jonë ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese; fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe padyshim fal profesionalizmit dhe cilësisë së lartë që ofron.

                               Vizioni:

Energjia diellore është provuar të jetë energjia alternative më efiçente. Dhe jo vetëm, por dhe një investim i sigurt dhe me kthim investimi të shpejtë. Ndaj ne synojmë të përshpejtojmë proçesin e integrimit të paneleve diellore në jetën e familjeve dhe bizneseve shqiptare. Paralelisht punojmë sot për një mjedis më eko-miqësor nesër.

panele fotovoltaike
panele fotovoltaike

Misioni:

Misioni kryesor i Vega Solar është të nxisë përdorimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri, duke synuar rritjen e energjisë elektrike të prodhuar veçanërisht nga panelet fotovoltaike. Pozicioni gjeografik e favorizon shumë Shqipërin në këtë sektor, pasi ka rreth 300 ditë me diell.


Avantazhet tona:

Vega Solar ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore të firmave të mirënjohura gjermane, austriake, italiane dhe zviceriane. Firma të cilat për vite me rradhë janë fituese të çmimeve të para për cilësi dhe kualitet. Disa prej tyre janë Luxor, Fronius, SMA, K2 Systems e shumë emra të tjerë me rëndësi. Të gjitha produktet vijnë me një garanci shumëvjeçare. Një tjetër avantazh është stafi ynë i kualifikuar dhe profesional. Stafi përbëhet nga inxhinierë shqiptar, gjerman dhe austriak të specializuar në fushën e fotovoltaikëve. Shërbimi i mirëmbajtjes është një tjetër pikë e fortë e kompanisë tonë. Ne mundësojmë një përkujdesje të vazhdueshme për ruajtjen e cilësisë të paneleve fotovoltaike të instaluar. Me anë të paisjeve më moderne të pastrimit dhe kontrollit teknik të detajuar ne ju sigurojmë një impiant fotovoltaik efiçient ndër vite..